Aurel Thëllimi (Foto nga youtube)
Këngëtari i njohur shqiptar, Aurel Thëllimi ka folur në një intervistë së fundi për këngën e tij të re “Nënë”. Këtë këngë ai ja ka dedikuar mamasë së tij, e cila është ndarë nga jeta pak muaj më parë. Tekstin e këngës e ka shkruar vetë Aureli, muzikën e ka krijuar Mario Bregu bashkë me Aurelin. Videoklipi i këngës është realizuar në qytetin e Korçës, aty ku ai lindi dhe u rrit. Gjatë videoklipit, pjesë e xhirimeve janë bërë dhe dyqanet e njohura si, Mapo e Korçës, tek pedonalja, ku e ëma e Aurelit ka punuar gjithë jetën. Në videoklip është bërë pjesë dhe djali i Aurelit, Neo. Emocioni i parë për këtë këngë i erdhi një ditë kur ai ishte në ashensor dhe menjëherë ka shkuar në studio.
Aureli është shprehur “Për mua nëna është vetë Zoti në Tokë, unë kështu e ndjej qënien e nënës. Mendoj që prezenca e nënës është dashuria, është lutja shpirtërore më e sinqertë, është ajo mbështetja më e madhe tek çdo njeri. Nuk ka limit moshe. Nëna është nënë, nëna është pjesë e jetës, nëna jeton me shpirtin e njeriut deri në momentin e fundit. Të bësh një këngë për nënën ka parametra shumë të vështirë konceptualë mendoj unë. Duhet të bësh një këngë që jo vetëm të ketë shpirtin tënd” ka përfunduar ai.