CApital T (Foto nga Youtube)

CApital T (Foto nga Youtube)

Ashtu siç kishte lajmëruar fansat e tij, reperi i njohur solli të shtunën për fansat projektin e tij të ri muzikor.

Kënga “Përjetësisht” është ripërpunim i këngës së famshme me të njëjtin titull, të kënduar nga grupi “Ritmi i Rrugës” vite më parë. Kënga është riorkestruar nga producenti Rzon, ndërsa vargjet e tekstit i ka shkruar vetë Capital T. Kënga “Përjetësisht” është realizuar edhe me videoklip që ka si fabul dashurinë e fëmijëve ndaj nënës.

Xhirimet e klipit janë bërë në Prishtinë nga produksioni Gargia Global, me regjisor Andi Deçanin. Kjo nuk është hera e parë që Capital T sjell ripërpunimin e një kënge hit nga e kaluara, pasi një gjë të tillë e ka bërë edhe në disa projekte të tjera muzikore, të cilat kanë rezultuar të suksesshme.