Është bërë zyrtarisht publike renditja e shteteve për paraqitjet e tyre në dy netët e para të Eurovizion 2022. Këngëtarja, Ronela Hajati e cila këtë vit përfaqëson Shqipërinë do të performojë e para në natën e parë finale. Këtë herë ndryshe nga vitet e tjera, Shqipëria do të prezantohet me një këngë ritmike. Kënga mban titullin “Sekret” dhe është shpallur fituese e edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Të gjithë janë në pritje të shohin performancën e këngëtares Ronela Hajati, në përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovizion 2022, i cili këtë vit do të zhvillohet në Itali.