Bennito (Foto nga instagrami)

Bennito (Foto nga instagrami)

Këngëtari i ri Bennito, i cili vazhdon të shijojë suksesin e këngës “Pak si…” në bashkëpunim me këngëtaren Soni Malaj, ka pak ditë që ka publikuar këngën e tij të re me titullin “Idiot”. Kjo është një këngë ritmike dhe sipas vetë këngëtarit, fabula e saj tregon për meshkujt të cilët ja plotësojnë gjithçka femrës që ata kanë në krah, duke ua plotësuar të gjitha dëshirat. Kënga është punuar nga BIGDEAL RECORDS, ndërsa xhirimet e videoklipit janë realizuar nga Luz Palokaj në Zvicër. Këngëtari me emrin e artit Bennito, quhet Berat Haskaj dhe momentalisht po punon për albumin e tij të ri muzikor.