Dafina Zeqiri & Majk (Foto nga instagrami)

Dafina Zeqiri & Majk (Foto nga instagrami)

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar prej disa ditësh, Dafina Zeqiri dhe Majk kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të ri.

Kënga “Më fal” vjen në zhanrin R&B, e punuar nga vetë Dafina dhe Majku në Big Deal Records. Ndërkohë tekstin e këngës e kanë shkruar reperët Majk dhe Elinel.

“Më fal” ka ardhur e shoqëruar edhe me videoklip, i cili i përshtatet mjaft mirë tematikës së këngës. Xhirimet e këtij videoklipi janë realizuar në Prishtinë nga produksioni “Sekuencë Studio”.