Genta Ismajli (Foto nga instagrami)
Këngëtarja Genta Ismajli ka kohë që nuk ka publikuar materiale të reja muzikore, pasi i është përkushtuar jetës private. Arsyeja është se këngëtarja shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë, teksa është në pritje të binjakëve.
Por, duket se këtë herë do të ketë rikthim në muzikë, të cilin ajo e bëri të ditur nëpërmjet disa postimeve në Instagram, ku njoftoi fansat për publikimin e këngës së saj më të re. Ajo publikoi në rrjetet sociale: “E kam një këngë dhe klip që e kam realizuar kohë më parë dhe kam vendosur ta lancoj të enjten (20 janar) në ora 12:00”, ka shkruar Genta përmes një videoje. Kujtojmë se Genta prej kohësh është në lidhje me biznesmenin turk, Huseyin Usta. Çifti javë më parë zbuloi se do të bëhen prindër të një vajze dhe një djali. Kënga e saj e fundit “Ça me bo” u lancua një vit më pare, si një bashkëpunim me Marselin.