Janë regjistruar në Danimarkë këngët e përpunuara 100 vite më parë nga Lola Gjoka, pianistja e parë shqiptare. Dëshira e madhe e artistes, Lola Gjoka ishte që këto këngë të regjistroheshin dhe më në fund më në fund u plotësua. Në kishën e Virumit në Danimarkë janë regjistruar dhe xhiruar mbi 50 këngë të përpunuara gjatë viteve tridhjetë të shekullit të kaluar nga pianistja e parë shqiptare, Lola Gjoka. Këngët janë një kombinim i muzikës klasike dhe asaj popullore shqiptare. Për t’u realizuar ky projekt, i cili së shpejti do vijë me një album dhe dy CD, janë angazhuar figura të njohura të artit si, maestro Zhani Ciko, sopranoja Mariana Leka, pianistja Ermira Lefort e cila jeton në Zvicër, pianistja Rudina Ciko, soprano Erinda Agolli, tenori Gerald Murrja, baritoni Antonio Zefi, soprano Feride Istogu Gillesberg, gjithashtu dhe tenori danez, Stig Fogh Andersen, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për këtë projekt. Në rrjetin social Facebook tenori Gerald Murrja ka postuar një xhirim nga kënga “Aman o syri i zi", e cila është pjesë e 50 këngëve të albumit, ndër të cilat ka këngë qytetare të zonës së Korçës, Dibrës, Shkodrës, Elbasanit etj. Ekskluzivisht për CMG tenori shqiptar Gerald Murrja është shprehur se, dy CD-të e këtij albumi pritet të dalin në shitje në tregun europian të muzikës në muajin mars të këtij viti. Kjo ka qenë dëshira e madhe, amaneti që artistja Lola Gjoka ka lënë pas. Madje vajza e saj e cila jeton në Itali, u lumturua shumë kur mësoi që janë regjistruar të gjitha pjesët që pianistja Lola Gjoka kish përpunuar dhe shkruar partiturat e këtyre këngëve, të cilat bashkë me albumin, do të kenë dhe librin me partitura që kishte punuar pianistja. Tenori Gerald Murrja tregoi se, pas këtij projekti e pret një tjetër punë e gjatë dhe projekt i rëndësishëm ndërkombëtar.
Hersi Matmuja dhe përvoja si mësuese e Kantos në Korenë e Veriut
Hersi Matmuja ka treguar për CMG eksperiencën e saj si mësuese e Kantos në Korenë e Veriut. Ajo rrëfen se; “Sapo ka zbritur në Korenë e Veriut ka qenë përgjatë gjithë kohës e shoqëruar nga tre persona, shoferi, një shoqërues nga Ministria e Kulturës dhe përkthyesja. Hersi tregoi se në Korenë e Veriut e kanë trajtuar si princeshë, i kanë dhuruar fustane tradicionale të realizuara me dorë. Hersi ka punuar në Korenë e Veriut në periudhën e 8 Marsit dhe kujton se studentët me rastin e kësaj feste I kanë bërë dhurata dhe shumë lule.
Ajo tregon për CMG se; “Ka qenë një eksperiencë për të cilën isha kurioze ta provoja dhe doli me sukses”. Hersi kujton se gjatë 1 muaj qëndrimi në këtë vend duhet të respektonte rregullat, ndaj u nuk mund të dilje dot vetëm për të vizituar vendet, apo të shëtisje vetëm nëpër dyqane, por ishte gjithmonë e shoqëruar. Dy javë më parë asaj i ka ardhur një tjetër ftesë përsëri nga Korea e Veriut, për ta vizituar këtë vend në muajin prill për të qenë e pranishme për Festivalin e Pranverës. Momentalisht Hersi Matmuja është në pritjen e ëmbël dhe për këtë arsye nuk e ka vendosur ende nëse do të shkojë apo jo.
Mozzik x Elvana Gjata së shpejti në bashkëpunim
Viti i ri 2022 ka nisur me lajme të reja dhe për këngëtarin shumë të kërkuar në koncerte nëpër diasporë, Mozzik. Në faqen e tij në facebook ai ka postuar një foto ku shkruan “Mozzik x Elvana Gjata së shpejti … Janar 2022”. Këtë muaj pritet që të vijë dhe dueti i shumëpritur nga dy këngëtarët më të pëlqyer në tregun muzikor, Elvana Gjata dhe Mozzik. Ky bashkëpunim përflitej që në fund të vitit që lamë pas, por tashmë ka ardhur momenti i publikimit të tij. Kujtojmë se Mozzik ka prezantuar disa këngë nga albumi i tij “LAMBOZIKI” një prej të cilave bashkëpunimi me këngëtarin, Noizy për këngën “Bonjour Madame”, e cila ka marr mbi 21 milion klikime në Youtube, si dhe ka kryesuar për disa javë në vend të parë në rubrikën “Këngët më të klikuara” në programin “Muzika shqip.
Përgatiti: Sava Lena