Filmat “West Side Story” dhe “The Power of the Dog” kanë qenë fituesit më të mëdhenj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Golden Globes”, njofton “Radio Evropa e Lirë”.

Filmi i regjisorit Steven Spielberg, “West Wide Story”, ka fituar çmimin në kategorinë e Filmit Muzikor, ndërsa çmime kanë fituar edhe aktoret Rachel Zegler dhe Ariana DeBose.

“The Power of The Dog” rrëmbeu trofeun për Dramën më të Mirë dhe regjisorja e tij, Jane Campion fitoi çmimin për Regjinë më të Mirë.

Ceremonia e këtij viti është mbajtur në Los Angeles pa pjesëmarrje të yjeve të filmave, pa tapet të kuq, pa transmetim televiziv, apo qasje zyrtare të mediave, por “online”, për shkak të situatës pandemike. (Fatosi)