Dua Lipa (Foto nga Instagram)

Dua Lipa (Foto nga Instagram)

Viti 2021 ishte një vit i mbarë për këngëtaren Dua Lipa, madje dhe mediat botërore shkruan pafund lajme për të. Këngëtarja nuk ka të ndalur jo vetëm në muzikë, por së fundmi është bërë pjesë e reklamave të brendeve të njohura, nga të cilat duket se fiton shifra të majme parash. Sipas një raporti në fund të vitit 2021 nga “The Sun”, këngëtarja me origjinë shqiptare ka fituar shifra të çmendura në vitin 2021. Për çdo muaj ajo ka fituar mbi 2.5 milionë dollarë.

Dua e dyfishoi pasurinë e saj në harkun e një viti të vetëm. Vlerësimet thonë se ajo kishte rreth 30 milionë dollarë në vitin 2020 dhe tani ka në llogari 62 milionë dollarë.