Foto: VCG
Filmi dramatik kinez "Embrace Again" të dielën vazhdoi të kryesojë shitjet e biletave në kinema, treguan të hënën të dhënat nga Rrjeti i Informacionit të të Dhënave të Filmit në Kinë, njofton “Xinhua”.
Filmi tregon historinë e një grupi njerëzish të zakonshëm gjatë bllokimit të COVID-19 në Wuhan, duke nxjerr në pah mbështetjen e ndërsjellë të njerëzve në kohët e vështira në fillim të vitit 2020.
Me regji të Xue Xiaolu dhe me aktorë Huang Bo dhe Jia Ling, filmi fitoi rreth 98 milionë juanë (rreth 13.3 milionë dollarë amerikanë) në ditën e tretë të projektimit.
Filmi komedi vendas "Another Me" u rendit i dyti në “box office” kinez, me rreth 7.46 milionë juanë.
Ai u pasua nga "G Storm", pjesa e pestë e serive thriller. Filmi gjeneroi 72.5 milionë juanë në ditën e tretë të publikimit. (Fatosi)