Maya Aliçkaj (CMG)

Maya Aliçkaj (CMG)

MAYA ALIÇKAJ

Të dashuri e mi kudo që jeni më lejoni t’ju uroj nga zemra për vitin e ri 2022 . Qoftë një vit i mbarë! I paçim lënë pas gjithë të këqijat dhe na sjelltë diell dhe gëzim në zemra tona!

Ervis Behari (CMG)

Ervis Behari (CMG)

ERVIS BEHARI

Përshëndetje miq kudo ku ndodheni! Nga zemra ju uroj gëzuar vitin e ri! Qoftë një vit i mbarë me shpresën që të kemi një vit akoma më të bukur se ky që kaluam!

Greta Zani (CMG)

Greta Zani (CMG)

GRETA ZANI

Përshëndetje shqiptarëve kudo ndodhen! Ju përcjell urimin tim për vitin 2022. Ju uroj shëndet, begati, harmoni në familjet tuaja!

Bujar Qamili (CMG)

Bujar Qamili (CMG)

BUJAR QAMILI

Përshëndetje shqiptarëve kudo që janë! Ju uroj gëzuar e për shumë vjet vitin e ri! Të keni një vit të mbarë, të suksesshëm e me fat!

Renato Jaho (CMG)

Renato Jaho (CMG)

RENATO JAHO

Uroj që ky vit që vjen t’ju gjejë sa më të lumtur në familjet tuaja! Gëzuar për shumë vjet!

Demir Zena (CMG)

Demir Zena (CMG)

DEMIR ZENA

Përshëndetje nga Elbasani për të gjithë shqiptarët kudo janë! Gëzuar vitin e ri! Të jetë një vit i mbarë me familjet tuaja ! Qofshi të gëzuar!

Irma Libohova (CMG)

Irma Libohova (CMG)

IRMA LIBOHOVA

Ju uroj gëzuar vitin e ri 2022!

Reshat Boka (CMG)

Reshat Boka (CMG)

RESHIT BOKA

Përshëndes të gjithë shqiptarët kudo ndodhen në botë! Qoftë një vit i mbarë! Të kemi shëndet, gëzime e hare në shtëpitë tuaja!

Shkëlzen Jetishi (CMG)

Shkëlzen Jetishi (CMG)

SHKËLZEN JETISHI

Po lemë pas vitin 2021, një vit me shumë probleme shkaktuar nga Covid 19. Nga zemra ju uroj vitin e ri 2022 me dëshirën për shëndet, mbarësi në të gjitha familjet shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, Maqedoni edhe në diasporë. Shëndet dhe gjithë të mirat!

ARTJOLA TOSKA

Përshëndetje të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen! Ju uroj fat e lumturi! Gëzuar festat e fundvitit! Qoftë një vit i mbarë, i lumtur, i begatë dhe me shëndet!