Foto:VCG
Më shumë se 27 milionë kinezë ndoqën koncertin e parë në internet të grupit pop irlandez “Westlife” të premten mbrëma, me jehonën që zgjati në mediat sociale shumë kohë pas eventit, shkruan “Xinhua”.
Koncerti i mbajtur në Londër u transmetua drejtpërdrejt në “WeChat”, duke mahnitur audiencën kineze me këngët hit si "Seasons in the Sun" dhe "My love", si dhe një këngë popullore kineze që ngjalli entuziazëm për fansat kinezë.
Përveç shqiptimit të mirë të gjuhës mandarinë në këngën kineze, grupi emocionoi përmes ndërveprimeve të tyre dhe ndarjes së përvojave të vizitës në Kinë.
Për shumë kinezë, kënga e parë angleze që mësuan ishte nga “Westlife”.
"Koncerti solli një vërshim kujtimesh për shumë të lindur në vitet 1970, 1980 dhe madje edhe vitet 1990", -tha Li Yijie, një fanse kineze e pas viteve '80 që ndoqi të gjithë shfaqjen. Sipas Li, grupi la një përshtypje të thellë te shumë fansa kinezë gjatë rinisë së tyre dhe koncerti i lejoi ata të ndajnë kujtimet e tyre të lidhura me muzikën me bashkëmoshatarët e tyre në mbarë globin.
“WeChat Channels” pritet të bëhet një lidhës kulturash falë ndikimit të “WeChat”, i cili ka 1.2 miliardë përdorues në mbarë botën, tha Zhu Liqun, i cili drejton departamentin e marketingut të platformës. (Fatosi)