Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare Mira Konçi ka bërë publike në faqen e saj në Instagram se shumë shpejt do të publikohet kënga “Era” në bashkëpunim me kitaristin shqiptar në ShBA, Faton Macula. Kjo këngë është realizuar në videoklip dhe pritet që të prezantohet shumë shpejt për publikun e gjerë. Kujtojmë se këngëtarja Mira Konçi jeton në Nju Jork dhe kohë pas kohe ka publikuar në rrjetet sociale disa video të shkurtra të këngëve të njohura “Bylbyl në pranverë”, “Moj e bukura Arbëri”, “Era” etj. Artistët janë takuar në një event dhe që prej atij momenti ranë vendosën realizimin e disa projekteve muzikore.

Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë për televizionin shqiptar Vizion Plus këngëtarja Mira Konçi theksoi se, do të jetë një album muzikor me këngë në gjuhën shqipe, por edhe disa këngë në anglisht, projekt i cili pritet që të finalizohet me një koncert duo Mira dhe Fatoni me një akustikë shumë të mirë.