Filmi i fundit i James Bond "No Time to Die" ka kaluar kufirin prej 700 milionë dollarësh në mbarë botën këtë fundjavë, njofton “Xinhua”.
Sipas shifrave të studios të mbledhura nga firma “Comscore”, filmi i suksesshëm i “Metro-Goldwyn-Mayer” dhe “United Artists Releasing” fitoi rreth 4.62 milionë dollarë në fundjavën e tij të gjashtë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada për një vlerë prej 150.47 milionë dollarësh në Amerikën e Veriut deri të dielën.
"No Time to Die" gjithashtu mblodhi 24 milionë dollarë këtë fundjavë në 72 tregje ndërkombëtare, duke e çuar totalin e tij ndërkombëtar në 558.18 milionë dollarë për një bruto botërore prej 708.55 milionë dollarësh, përfshirë mbi 58 milionë dollarë nga Kina.
Me regji nga Cary Joji Fukunaga, seria e 25-të mbi agjentin Bond është filmi i pestë dhe i fundit i Daniel Craig në rolin e spiunit britanik. (Fatosi)