Grupi i mirënjohur suedez ABBA ka deklaruar për “BBC Breakfast” se janë gati për të kompozuar këngën përfaqësuese të Britanisë së Madhe në Eurovision, por duan që Dua Lipa ta këndojë atë
Grupi suedez e di më së miri sekretin e suksesit të Eurovisionit, pasi ata kanë qenë fituesit në vitin 1974 me hitin “Waterloo”.
Ndërsa pjesëmarrësit e Mbretërisë së Bashkuar nuk kanë pasur të njëjtin fat me interpretuesin e vitit të kaluar James Newman, që fitoi zero pikë në ceremoninë e majit me këngën e tij “Embers” në Roterdam, ka shkruar “Daily Mail”.
Megjithatë, Bjorn Ulvaeus i Grupit ABBA, 76 vjeç dhe Benny Andersson, 74 vjeç, thanë se mund ta kthenin fitoren nëse Dua Lipa dëshiron të performojë. Dyshja u shfaq në episodin e së premtes në “BBC Breakfast” ndërsa diskutuan lajmin se menaxhuesi i Duas, TaP Music, po kërkon një këngëtare për të konkurruar për të përfaqësuar Mbretërinë e Bashkuar në Eurovision 2022, që do të mbahet në “PalaOlimpico” në Torino të Italisë. Ata vazhduan duke thënë se do të donin ta shihnin vetë Duan, duke kënduar këngën përfaqësuese të Britanisë së Madhe dhe këmbëngulën se janë gati për të kompozuar këngën për artisten e duhur.
Benny këmbënguli duke thënë: “Por cili është rreziku? Nuk mund të jesh më keq se i fundit”. Bjorn tha: “Jo, por duhet të jetë një artist vërtet i mirë për të shkruar”, dhe më pas dyshja ranë dakord që Dua Lipa do të ishte zgjedhja e preferuar. Kujtojmë se fituesit e “Eurovizion 2021” janë grupi i rrokut “Maneskin” nga Italia, të cilët i siguruan fitoren e vendit të tyre pas shumë vitesh.
Arilena Ara 12 këngë në albumin e ri “Pop Art”
Këngëtarja nga Shkodra, Arilena Ara tashmë ka publikuar albumin e ri të quajtur “Pop Art”. Këngët e albumit “Pop Art” janë bërë publike për dëgjuesit në kanalin e YouTube në versionin ‘audio’. Për këtë album ajo ka punuar për një kohë të gjatë dhe më fund e finalizoi këtë projekt kaq të rëndësishëm, i cili tashmë është i disponueshëm me të gjitha këngët në platformën YouTube. Albumi përmban 12 këngë ndër të cilat bëjnë pjesë edhe pesë bashkëpunime. Titujt e albumit muzikor të këngëtares Arilena Ara janë; “Ai je”, Aligator”,“Dance Me” ft Gjon’s Tears, “E gjallë”, “Ëndërr”,“Ke me mungu”,“Mëkat”,“Mam”,“Murderer” ft Noizy, “Obsession” ft Wendy,“Stafeta” ft 2po2,“Thirr Policinë” ft Dafina Zeqiri. Të gjitha këngët janë prezantuar më 6 Nëntor 2021 në versionin audio me kopertinën e fotos së albumit “Pop Art”, ndërsa disa prej tyre janë publikuar edhe me videoklipe. Suksese Arilena!
RTSH shpall emrat e 20 konkurrentëve në Fest’60
U shpall këtë javë lista e këngëtarëve konkurrentë të Festivalit të 60-të të Këngës në Radio Televizion. Këtë vit shohim më pak pjesëmarrës se një vit më pare. Janë 20 këngëtarë, që do të konkurrojnë për çmimin e parë në tre netë të festivalit në datat 27, 28 dhe 29 dhjetor. Këtë vit janë emra të njohur të skenës që rikthehen në konkurrim si Sajmir Çili, Rezarta Smaja, Endri dhe Stefi Prifti, Mirud etj, por edhe shumë këngëtar të rinj. Kujtojmë se një vit më parë artistët sfiduan të ftohnin gjatë interpretimit live në Festivalin e 59-të të këngës në RTSH të zhvilluar në qiell të hapur, për shkak të kushteve anti-Covid. Pavarësisht sfidave, Anxhela Peristeri triumfoi me këngën “Karma”. Kjo këngë u këndua në gjuhën shqipe në Roterdam, ku ajo u kualifikua në finale, duke u renditur në vendin e 21-të dhe vlerësuar me 57 pikë.
Cili do të jetë fituesi apo ftuesja e Fest’60?! Duke ju uruar të gjithë artistëve suksese dhe fitoftë më i miri, ne sjellim listën me 20 këngëtarët konkurrentë të Fest’60.
1.Alban Ramosaj
2.Denis Skura
3.Eldis Arrnjeti
4.Evi Reci
5.Endri & Stefi
6.Ester Zahiri
7.Gjergj Kacinari
8.Janex
9.Kastro Zizo
10.Kelly
11.Kejsi Rustja
12.Mirud
13.Olimpia Smajlaj
14.Rezarta Smaja
15.Ronela Hajati
16.Sajmir Çili
17.Shega
18.Urban Band
19.Viola Xhemali
20.Xhuliana Pjetra
Përgatiti: Sava Lena