Foto nga VCG
Filmi patriotik kinez "Beteja në liqenin Changjin" ka arkëtuar mbi 5.6 miliardë juanë që nga 30 shtatori. Përafërsisht 119 milionë njerëz e kanë parë deri tani filmin në kinematë në të gjithë Kinën, sipas platformës së të dhënave të filmit “Maoyan”, citon “Xinhua”.
Ky është titulli me fitimet më të mëdha deri tani këtë vit, si në Kinë ashtu edhe në nivel global.
Me regji të përbashkët nga Chen Kaige, Hark Tsui dhe Dante Lam, ngjarjet në "Beteja në liqenin Changjin" zhvillohen gjatë luftës për t'i rezistuar agresionit të SHBA-së dhe për të ndihmuar Korenë (1950-1953).
"Beteja në liqenin Changjin" është aktualisht titulli i dytë me fitimet më të larta të të gjitha kohërave në arkat e Kinës, pas filmit aksion kinez të vitit 2017 "Wolf Warrior 2", i cili fitoi 5.69 miliardë juanë.
Filmi epik do të ketë një vazhdim të titulluar "Ura e portës së ujit", që do të shohë kthimin e yjeve Wu Jing dhe Jackson Yee, si dhe aktorët e tjerë kryesorë të kastit origjinal, sipas një njoftimi zyrtar të bërë përmes mediave sociale. (Elona)