Muzeu italian i artit me famë botërore, “Galleria degli Uffizi”, u bashkua me Muzeun e Artit “Bund One” për të realizuar një sërë ekspozitash arti në Shangai duke filluar nga prilli 2022, njofton “Xinhua”.
Në pesë vitet e ardhshme janë planifikuar 10 ekspozita në Shangai. Dy prej tyre do t'i kushtohen festimit të Vitit të Kulturës dhe Turizmit Kinë-Itali, në vitin 2022.
Ky bashkëpunim pritet të jetë hera e parë që koleksionet e artit të ruajtura nga galeria italiane ekspozohen në një shkallë kaq të madhe në Kinë.
Tre ekspozitat e para do të përmbajnë kryeveprat nga periudha e Rilindjes dhe veprat e artit të krijuara midis shekujve XVI dhe XXI.
Me qendër në Firence të Italisë, “Galleria Uffizi” është e mirënjohur në mbarë botën për skulpturat dhe koleksionet e saj të lashta të pikturave, ndërsa Muzeu i Artit “Bund One” është një nga monumentet në zhvillim të Shangait. (Fatosi)