Dj Regard & Kwabs (Foto nga celebmix)

Dj Regard & Kwabs (Foto nga celebmix)

DJ Regard ka lancuar projektin më të ri muzikor, të cilin e solli në bashkëpunim me artistin britanik, Kvvabs. Kënga “Signals” erdhi e realizuar vetëm në versionin audio nga dy artistët, të cilët u bënë bashkë për këtë projekt. Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të Youtube më 29 Tetor dhe është pritur mjaft mirë nga fansat e të dyve.

Dj Regard & Kwabs (Celebmix)

Dj Regard & Kwabs (Celebmix)

Kujtojmë se DJ shqiptar me famë botërore DJ Regard së fundmi është nominuar në American Music Awards 2021 për çmimin “Artisti më i mirë i zhanrit dance/electronic”, duke konkurruar kështu me emra të njohur ndërkombëtarë si: Tiesto, David Guetta, Illenium dhe Marshmello. Dj Regard aktualisht është mjaft i angazhuar, duke qenë i ftuar në vende të ndryshme të botës për të perfomuar, por gjatë verës ai ka vizituar vendlindjen e tij Kosovë.

Përgatiti Sava Lena