Ana Kodra (Foto nga Instagram)
Ana Kodra është këngëtare me një zë mjaft të bukur. Ajo studion në Liceun Artistik “Jordan Misja” të Tiranës për piano, ndërsa është mjaft e angazhuar me festivalet për fëmijë, ku është vlerësuar me shumë çmime. Këngëtaret e preferuara të saj janë Vaçe Zela, Edit Piaf, Ariana Grande etj. Një ndër pasionet e Anës është të shkruajë poema, por edhe të shkruajë muzikë. Ana ëndërron të bëhet këngëtare e njohur. Prirjet e para për muzikë ajo i ka shfaqur që në moshë fare të vogël, kur ishte vetëm 3 vjeç, atëherë kur ajo mundohej të tërhiqte vëmendjen e familjarëve, duke krijuar tinguj me objekte të ndryshme në shtëpi. Muzika është gjuha e universit, me të mund të komunikosh pa ditur as edhe një fjalë të huaj, mjafton vetëm që t’a pëlqesh atë.
Në vitin 2015 kur Ana ishte vetëm 8 vjeç mori pjesë në spektaklin televiziv "Tu si que vales" në televizionin shqiptar Vizion plus, duke qenë një ndër finalistet.
Në vitin 2016 ajo fitoi çmimin e dytë në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë në Shkodër, për të vazhduar më pas me çmimin e tretë në festivalin "Prishtina kids fest" në Kosovë. Ana Kodra është njëra nga pjesëmarrëset në spektaklin "Gjeniu i vogël 7"në televizionin Klan si dhe e ftuar në shumë spektakle televizive, duke interpretuar përkrah emrave të njohur të muzikës shqiptare, ku ka shpalosur talentin e saj vokal me një timbër tejet të veçantë të zërit të saj.
Ana Kodra (Foto nga Instagram)
Në vitin 2017 Ana rrëmbeu dy çmimet e para në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë në Shkodër si “ Zëri më i mire” dhe “Kënga më e mirë". Çmimet e para e shoqërojnë kudo si, Çmimi i Parë në Festivalin Internacional "Tra la la" në Maqedoni, ku përfaqësoi Shqipërinë, çmimi i parë në festivalin "Mollëkuqet" në Gjilan të Kosovës, etj.
Po në të njëjtin vit Ana Kodra publikoi videoklipin e këngës "Mos ma prekni pemën (Don't Touch My Tree)", me të cilën mori pjesë në JESC 2017. Një vit më pas Ana garoi në spektaklin e talenteve “Voice Kids Albania” gjithashtu edhe në Junior Fest 2018 me këngën "Prindër ju lutem".
Përgatiti: Sava Lena