Loredana Zefi (Instagram)

Loredana Zefi (Instagram)

Loredana Zefi nominohet për të tretën herë radhazi si “Performuesja më e mirë zvicerane” në MTV Europe Music Awards 2021

Reperja shqiptare me famë botërore, Loredana Zefi, për të tretën herë është nominuar në “MTV Europe Music Avvards 2021”.

Kujtojmë se ajo për dy vite radhazi është shpërblyer si “Performuesja më e mirë zvicerane”, ndërsa këtë vit është nominuar në po të njëjtën kategori. Këtë gjë ajo e bëri të ditur nëpërmjet një postimi të publikuar në InstaStory, ku i pyeti fansat nëse kanë votuar. Krahas saj, në garë për këtë çmim është edhe një tjetër këngëtar shqiptar me famë ndërkombëtare, Gjon Muharremaj. Të tjerë artistë që garojnë në këtë kategori janë Arma Jackson, Monet192 si dhe Stefanie Heinzmann.