Foto nga VCG
Filmi patriotik kinez “The Battle at Lake Changjin” ka kaluar kampionin e arkëtimeve të vitit 2019, “Ne Zha”, duke u bërë filmi i tretë më më shumë arkëtime i të gjitha kohërave në “box office”-in kinez, përcjell “Xinhua”.
Sipas të dhënave të kompanisë “Maoyan”, totali i mbledhur i epopesë historike nga 30 shtatori i kaloi 5.04 miliardë juanë (rreth 786.65 milionë dollarë), shuma e fituar nga prodhimi i animuar i zhanrit fantazi “Ne Zha”.
Në të gjithë Kinën, filmi është parë nga rreth 105 milionë persona.
“The Battle at Lake Changjin” është filmi i dytë me arkëtimet më të mëdha për këtë vit, si në Kinë dhe në nivel global, pas komedisë kombëtare “Hi, Mom”, që mblodhi 5.41 miliardë juanë. Prodhimi amerikan “F9: The Fast Saga” renditet i treti në klasifikimin ndërkombëtar.
I ambientuar gjatë luftës për t’i rezistuar agresionit të SHBA-së dhe për të ndihmuar Korenë (1950-1953), me protagonistë kryesorë Wu Jing e Jackson Yee, filmi që zgjat 3 orë tregon historinë e ushtarëve të Ushtrisë Popullore të Vullnetarëve kinezë që luftojnë me kurajë në temperatura tepër të ulëta, në një fshat të rëndësishëm në liqenin e Changjinit, ose pellgun e Chosin.
Historia se si luftëtarët e rinj ishin të gatshëm të rrezikonin gjithçka për të mbrojtur atdheun e tyre nga ushtria më e pajisur në botë, pavarësisht nga mungesa e ushqimit dhe veshjeve të ngrohta dhe mes të ftohtit të hidhur, preku dhe mallëngjeu shumë shikues. (Irma)