Teuta Tenolli është këngëtare e njohur e muzikës shqiptare dhe gjatë karrierës së saj artistike ajo ka interpretuar të gjitha zhanret e muzikës. Tetuta këndon bukur këngët qytetare shkodrane por edhe serentat korçare të cilat përshtaten po aq bukur me vokalin e saj. Ajo është gjithmonë e kujdesshme për ta ruajtur muzikën tonë ppullore të pastër dhe bio. Së fundi ajo ka publikuar disa këngë të reja të cilat I ka publikuar në kanalin e saj personal YouTube. Në një intervistë për CMG Znj.Tenolli na tregon për krijimtarinë e saj artistike gjatë këtij viti si dhe planet e saj së afërmi.
CMG: Teuta përshëndetje dhe faleminderit që je e pranishme në emisionin Bio Folk.
Teuta Tenolli: Gazi telefonata e parë që erdhi ishte e juaja dhe më gëzoi pa masë. Mirë se ju gjeta dhe faleminderit shumë gjithmonë për përkushtimin që jep ndaj artistëve.
CMG: Si ka qenë ky sozon artistik për ju? Ndoshta ky vit ka qenë pak më i hapur për aktivitete artistike?
Teuta Tenolli: Në sezonin i koncerteve unë nuk kam qenë në Shqipëri, por nuk u dukte shumë i begatë të paktën për momentin. Unë e fillova por ishte me kushtet e situatës së pandemisë, njerëzit ishin pak si të kufizuar dhe nuk e di sesi ka shkuar më tej për arsyet e mia që unë isha jashtë vendit. Ishte sezoni i parë që dhe këtë vit nuk e shijova verën mbas shumë verash të tjera, por kur erdha pashë një atmosferë tjetër dhe mbeta shumë e kënaqur dhe e mrekulluar.
CMG: Ju keni qenë në Austri për një periudhë të përkohshme për punët tuaja private por jo për koncerte?
Teuta Tenolli: Edhe atje ndjehej që nuk kishte aktivitete dhe mezi po prisja shfaqjet, por edhe atje ishin të pezulluara këto koncertet massive.
CMG: Artistët kanë qenë të kufizuar dhe për lëvizjet jashtë vendit, pra jo vetëm për koncertet por dhe për arsye personale. Kështu që ju kishit mundësi të udhëtonit.
Teuta Tenolli: Po është e vërtetë dhe unë kam ikur në fillim të korrikut, menjëherë sa u hapën rrugët sepse kisha punët e mia personale që duheshin kryer dhe normalisht kam familjen atej,kështu që nuk kishim probleme për të udhëtuar.
CMG: Ju edhe këtë vit keni prodhuar këngë të reja duke i publikuar në kanalin tuaj personal të YouTube. Cilët janë këngët e reja të publikuara këtë vit?
Teuta Tenolli: Unë në janar humba mamanë time, por nuk ndala së krijuari materiale të reja sepse edhe nuk kishim evente artistike dhe unë kam qenë shumë afër fansave të mi me anë të mediave. Përshëndeta për Vitin e ri me një kolazh me këngë popullore, më vonë dhe me një kolazh jugu. Mbas humbjes së mamit ndjeva një vetmi sepse unë të gjithë njerëzit i kam jashtë dhe ngela si e trishtë. Në mars më erdhi spontanisht një ide ku dhe tituli është pak i këndshëm dhe është shikuar në kanalin tim. Kënga titullohet “Kafe malli, kafe vetmisë” dhe isha ulur në ballkon dhe isha shumë e zbrazët sepse artisti ka dhe shumë emocione. Kontaktova me maestro Fatmir Lelën dhe i pëlqeu jashtë mase, miksimi është bërë në Amerikë te një muzikant profesionist, dhe e lamë si në ato këngët e vjetra të pastra. Kënga ka ardhur e mirëfilltë dhe është një diçka që maestro Lela ka luajtur në bakllama, një vegël muzikore që njihet normalisht te muzika popullore, por më shumë është te serenatat. Ajo është afër vokalit njerëzor dhe më pëlqeu shumë.
CMG: Teuta ju njiheni si artiste që i këndoni historive personale, tekstet e këngëve i shkruani vetë?
Teuta Tenolli: Kanë ardhur vetvetiu, e kam paramenduar normalisht por duke pasur një gamë të madhe ku çdo artist mund ta ketë këtë spontanitetin që të riprodhosh dhe të bësh tekste, pavarësisht se unë e bëj gati materialin bruto dhe orkestrimet janë pastaj në duart e profesionistëve.
CMG: Keni publikuar dhe një këngë tjetër të re kohët e fundit. Edhe kjo këngë spontane ishte?
Teuta Tenolli: Unë gjithmonë ndjehem spontane, asnjëherë nuk mund të jap fjalën që do bëj material të ri sepse dhe kushtet vetë nuk na lejojnë për të krijuar. Më përpara ka qenë ndryshe kur krijonim dhe vinim dhe datat e koncerteve, kurse tani jemi të pezulluar dhe do të presim. E rëndësishme është të jemi mirë me shëndetin dhe të ruajmë vetveten. Kënga tjetër titullohet “Lutjen ma pranoi” erdhi e menjëhershme dhe spontane, kisha ato ankthet e mia për të ikur sepse ishte e ndaluar edhe lëvizja jonë. Duke menduar për tekstin i cili është plot kuptim kur përshkruaj se bota është e madhe dhe plot iluzion dhe aman enigmën e shpirtit të lutem ma prano, vjen shumë organike edhe kështu duke ta thënë. Kënga është publikuar në korrik dhe sapo kam hyrë në Austri kam publikuar këtë këngë. E bëra të vogël dhe shumë ritmike ku e ka dhe folkun brenda, pra është tamam bio folk.
CMG: Teuta ju i këndoni të gjitha zhanret e muzikës, serenatat, këngët qytetare shkodrane, Shqipërinë e mesme dhe jugun, pra një artiste profesioniste ku e ruani me fanatizëm pjesën e tradicionales.
Teuta Tenolli: Është e vërtetë kjo, madje duke menduar që unë vij nga academia e arteve dhe duke marrë platformat e mëdhaja nëpër koncerte më thonin se do vijë ajo këngëtarja e operas dhe nuk e duam, por falë Zotit gjithmonë unë e admiroj sepse zëri është dhuratë e Zotit, pavarësisht se unë i kam bërë dhe shërbimin duke bërë dhe akademinë. Unë kur ta këndoj jugun duhet ta këndoj ashtu si premton zëri. Vokali im e jep këtë mundësi për ta trajtuar këngën ashtu siç duhet sepse jam dhe e pregatitur nga ana muzikore, di që ta trajtoj dhe Shqipërinë e mesme edhe në tekst sepse ka shumë njerëz që këndojnë dhe nuk thonë tekstin bukur sepse dhe teksti duhet shprehur se çfarë po këndon. Edhe napolonin duhet ta këndosh ashtu siç duhet dhe ta zbukurosh. Kjo është ndoshta pregatitja ime muzikore dhe falë vokalit tim. Kur u ndava nga klasikja unë në të gjitha mediat kam kënduar vetëm muzikë të huaj sidomos ato franceze dhe italiane sepse këngët angleze mua nuk ma kanë aksentin shumë bukur, italishtja më ka ngeluar nga opera dhe frëngjishtja nga dashuria ime e zemrës për gjuhën frënge. Të jesh artist duhet të kesh një gamë të madhe, fjala art është shumë e vogël dhe ka tre germa ku artisti është artist, real dhe talent dhe ky është komponenti i bukur art po ta marrësh në filozofi.
CMG: Keni ndonjë projekt artistik së afërmi?
Teuta Tenolli: Unë kam shumë projekte por që jemi të varur nga situata e pandemisë. Të vjen keq sepse artisti është pjesa më e prekshme e kësaj pandemie. Ku ka çmim për artistin, ku artisti jep shpirtin e vet në të gjitha gëzimet, por edhe hidhërimet sepse kur dëgjon një këngë vajtimi, artisti nxjerrë botën e tij. Unë kam plane dhe kam lënë një duet popullor për të bërë që do të jetë surprizë për publikun.
CMG: Para pandemisë keni marrë pjesë në shumë koncerte live. Çfarë rryme muzikore interpretonit më shumë në këto evente?
Teuta Tenolli: Para pandemisë kam pasur shumë koncerte jashtë vendit, sepse këtu filluan dhe u zbehën. Këtu kam kënduar edhe serenata por edhe këngë të huaja, kurse në koncertet jashtë vendit mbaja 6 orë program duke interpretuar këngë nga të gjitha trevat e vendit. Brenda kësaj dekade më humbën të gjithë pjestarët e familjes, por të them të drejtën më hapi portat e mirësisë. Një njeri i mirë dhe një artist që përkushtohet, është gjë e bukur që tja hapin portat në ditët e vështira të jetës. Unë me thënë të drejtën tani nuk kam ndonjë kënaqësi të jashtëzakonshme, jam vrarë dhe e lodhur dhe përkushtimi im është vetëm për djalin tim dhe do të bëj gjithçka që të arrij dhe atij ti jap një lloj lumturie.
Intervistoi: Gazmend Agaj