Foto nga VCG

Filmi epik "The Battle at Lake Changjin" vazhdoi dominimin e tij në klasifikimin e kinemave, treguan të dielën shifrat nga Rrjeti i Informacionit të të Dhënave në Kinë.

Me një bilanc ditor prej 203.39 milionë juanë (rreth 31.6 milion dollarë amerikanë), arkëtimi total i filmit kishte arritur në 4.77 miliardë juanë deri të shtunën, pas 17 ditësh projektimi.

Një film tjetër me temë patriotike "My Country, My Parents" qëndroi i dyti në listë, duke e përfunduar ditën me 42.1 milionë juanë, për një total prej rreth 1.31 miliardë juanë.

Në vendin e tretë ishte thrilleri historik "Saturday Fiction", me një arkëtim ditor prej 6.34 milionë juanë. (Fatosi)