Dilan Reka ka filluar të merret me muzikë që në moshën dy vjeçare, kur është dalja e tij e parë në festivalin “Çelësi i Artë”, i vlerësuar me çmimin e publikut. Dilani në moshë të vogël ka kënduar këngën “Beni biznesmeni” dhe që 4 vjeç filloi të angazhohej në Festivalet e këmgës për fëmijë. Nga mosha 4-12 vjeçare ka qenë pjesëmarrës në Festivalin e këngës për fëmijë në Shkodër, por dhe në Tiranë dhe Shkup, ku ka qenë fitues i shumë çmimeve të para. Në dhjetor 2002, Dilan Reka, Dora & Gerona konkuruan në Festivalin për fëmijë “Ylberi” me këngën "Tinki Winki", ndërsa një vit më pas Dilan Reka në të njejtin festival interpretoi këngën "Beni biznesmeni".
Në 22 prill 2011 Dilani performoi në një koncert recital me këngët e së mirënjohurës Vaçe Zela në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë. Me kalimin e viteve Dilan Reka ka interpretuar në festivalet për të rritur si ai i Rtsh-së, Top Fest, etj.
Sot 23 vjeçar, Dilan Reka është një këngëtar i njohur. Ai vazhdon të punojë me projekte të reja muzikore për publikun që e do dhe e ka mbështetur gjithmonë. Në vitin 2015 Dilan Reka ka qenë finalist në spektaklin “X Factor Albania 4”. Më pas ai konkurroi në Top Fest, Kënga Magjike, Festivali i Këngës në RTSH, etj. Në gusht të vitit 2020, Dilani ishte pjesë e Label-it "Loudcom Media" dhe tani menaxhohet nga një emër shumë i njohur në fushën menaxheriale nga DJ i njohur, Andy Gramm.
Përgatiti Sava Lena