Dafina Zeqiri (Foto nga instagrami i saj)

Dafina Zeqiri (Foto nga instagrami i saj)

Dafina Zeqiri ka publikuar albumin e shumëpritur “Dafinë moj”. Albumi përmban 14 këngë, mes së cilash dhe bashkëpunime me reperin Buta, Argjentina Ramosaj, Mc Kreshën, Tunën dhe sigurisht partnerin e saj, DJ Geek.

Ky album është mjaft i veçantë për këngëtaren, pasi tregon një anë tjetër të saj mbi jetën dhe eksperiencat personale. Kënga e parë e albumit me të njëjtin titull ka një rëndësi të madhe për të, pasi pjesë është dhe e ëma, Melihate Zeqiri. Të ardhurat nga shitja e këtij albumi do të shkojnë për fëmijët autikë. Këngët a albumit “Dafinë moj” mund t’i ndiqni dhe në Youtube.