Aurela Gaçe & Stine (Foto nga instagrami i Stines)

Aurela Gaçe & Stine (Foto nga instagrami i Stines)

Këngëtari Stine rastësisht ka gjetur në një folder të kompjuterit të tij zërin e Dr. Florit. Ndërsa ishte duke punuar për një bashkëpunim me këngëtaren Aurela Gaçe, ai i tregoi se kishte gjetur zërin e Dr. Florit të regjistruar 7 vite më parë. Aurela sapo e dëgjoi i kërkoi Stines për ta sjellë këtë projekt muzikor së bashku. Kënga mban titullin “SFL”, inicialet e artistëve, Stine, Flori, Lela (shkurtimi i Aurela Gaçes, siç e thërriste Dr. Flori).

Teksti është shkruar nga Stine, Dr.Flori, Aurela dhe këngëtarja e njohur, Rozana Radi. Për ‘beat’-in është përkujdesur Stine Records, gjersa i njëjti u kujdes edhe për produksionin e këtij projekti.

Videoja atraktive i është besuar produksionit, “Estia Film”. Në fillim të klipit shfaqet edhe vajza e Dr.Florit me artistin, një video e realizuar vite më parë. Kujtojmë se Dr. Flori u nda nga jeta në nëntor të vitit 2014, por vazhdon të mbetet në mendjen dhe zemrat e të dashurve, miqve dhe fansave të tij.