Butrit Imeri (foto nga instagrami i tij)
Kënga e re e Butrint Imerit “Kuku” për vetëm dy ditë arriti mbi katër milionë klikime dhe është bërë “trend” në shumë vende të botës.
Butrint Imeri kësaj radhe ka ardhur me një solo duke u pëlqyer në Shqipëri, Austri, Zvicër, Gjermani e Maqedoni. Sipas një publikimi të bërë nga artisti, projekti renditet gi katërti në Itali e Sloveni, i pesti në Belgjikë, i gjashti në Suedi, i teti në Greqi e kështu me radhë deri në Londër.
“Kuku” është momentalisht ndër këngët më të dëgjuarat e me të në trojet shqiptare. Butrinti këtë periudhë ka qenë i angazhuar edhe me koncerte jashtë Kosovës, kryesisht nëpër Evropë.