Erza Muqoli

Erza Muqoli

Erza Muqolli është një këngëtare e njohur. Prejardhja e saj është nga fshati Zabel i Drenicës në Kosovë, por Erza ka lindur dhe jeton në Francë, në qytetin Sarreguemines. Që në moshën 2 vjeçare familja e ka vënë re talentin e saj për muzikë. Erza gjithmonë ëndërronte që të merrte pjesë në ndonjë spektakël muzikor e tani asaj iu dha mundësia. Ajo konkurroi në spektaklin e madh muzikor në Paris "France got talent" dhe aty fitoi zemrat e jurisë me zërin dhe talentin e saj. E gjithë karriera artistike e Erzës filloi aty, ku fitoi zemrat e publikut francez, madje edhe atij shqiptar. Erza falë talentit, përkushtimit dhe punës së palodhshme arriti të kualifikohet si një ndër 5 finalistët e "France got talent", ku fitoi edhe vendin e 3-të. Erza dallohej nga të tjerët sepse këngët i këndonte në versionin e vet, gjë që e karakterizonte atë. Erza tani në Francë krahasohet edhe me këngëtaren e famshme franceze Indila.

Erza Muqoli

Erza Muqoli

Erza shkon në një shkollë normale dhe një herë në javë ushtrohet në piano. Ndonëse e vogël, Erza është me premtime e ëndrra të mëdha, të cilat beson se do i realizojë. Ka sjell shumë cover-a të këngëtarëve të njohur francezë e së shpejti do të realizojë këngët e veta. Erza u angazhua me grupin “Kids United” një grup fëmijësh të talentuar në Francë, të cilët shëtisnin nëpër botë për të kënduar. Janë pesë fëmijë që e krijuan këtë grupin dhe me ndihmën e UNICEF-it shëtitën në mbarë botën ku përveç Erzës, pjesë e grupit ishin dhe Gabriel, Gloria, Nilusi, Esteban me të cilët realizoi edhe shumë këngë me videoklipe.

Përgatiti Sava Lena