DORINA TOCI THEMELUESE E DARTCHANNEL
Dorina Toçi është këngëtare dhe artiste profesioniste. Ajo ka mbaruar studimet për kanto pranë Universitetit të Arteve në Tiranë dhe prej vitesh vazhdon të zgjerojë eksperiencat e saj në fushën e muzikës bashkëkohore. Disa këngë Dorina i ka performuar dhe në skenat e festivaleve kryesore në vend. Një pjesë e këngëve të saj janë performanca me video klip. Ajo ka qenë e angazhuar pranë Top Channel si backvocale dhe prej disa vitesh ka dhënë mbështetjen e saj në festivale si Top Fest, Voice of Albania, etj. Dorina ka punuar edhe pranë televizioneve të tjera të mirënjohura shqiptare. Aktualisht ajo është themeluese e DArt Channel.
Dorina Toçi ka interpretuar në Festivalin Top Fest në vitet, 2004, 2005 dhe 2008 këngët "Pranvera", "Dua" dhe "Jeta vazhdon". Ndërsa në Festivalin e 48-të të Këngës në RTSH interpretoi këngën "Një fjalë të ngrohë". Në vitin 2012, Dorina publikoi videoklipin "Në zemër të mbaj", ndërsa në 2014, ajo publikoi videoklipin "Edhe një natë”. Në duet me tenorin e njohur shqiptar Kastriot Tusha, Dorina solli më 2016 videoklipin "Nostalgji". Në janar 2019, Dorina publikoi videoklipin "Rruga e zemrës" prodhuar nga kompania DArt Channel. Ajo vijoi në gusht të po këtij viti në duet me Argjend Llogën, me të cilin kanë publikuar videoklipin "Grimcë parajse", përsërii prodhuar nga kompania DArt Channel. Së fundmi, më 5 shtator të këtij viti në bashkëpunim me Dorinën, Argjend Lloga publikoi videoklipin "Veç një mundësi ", prodhuar nga DArt Channel
Dorina Toçi në intervistë për CMG
CMG: Dorina, nëse kthen kokën pas, arrin të shohësh hapat që ke hedhur në jetë?
Dorina Toçi : Unë jam një vajzë që kam punuar që në moshë të vogël. E kam dashur shumë punën. Kam ditur gjithmonë se si të gjeneroj para e nëse flasim për hapat e para ato kanë qenë në shitje. Gjyshja ime më ka mësuar se si të shes dhe se si ta vlerësoj produktin për ta shitur. Kam qenë shumë e vogël, në klasën e 4-të ose të 5-të kur unë shisja në një biznes familjar. Këto janë fillimet për Dorinen. Biznesi nis kur ti e njeh shumë mirë shitjen dhe unë mësova mirë shitjen. Kuptohet që unë vijoj nga një formim ndryshe dhe formim artistik. Kam mbaruar Liceun Artistik dhe Universitetin e Arteve për Kanto. Në një moment të dytë kam bërë një master për marketing dhe menaxhim operacional.
CMG: Ndalemi pak tek biznesi juaj. Pse mendoni që ka themele të forta?
Dorina Toçi : Gjithçka ka nisur nga pasioni që dëshiroja të bëja klipe.
E ardhur nga bota e artit dhe e ardhur nga ky formim kam dashur gjithnjë të bëj klipe dhe gjëra të bukura. Shumë spontanisht më pas punova edhe në Top Media. Aty ndërtova një marëdhënie shumë të ngushtë me këngëtarët dhe një database të madh kontaktesh, me të cilët punoja e punova për një kohë shumë të gjatë.
Ajo që më bëri mua të suksesshme me këngëtarët ishte një qartësim dhe një komunikim shumë i aftë dhe i saktë me ta.
Më pas vendosa të heq dorë nga kjo punë, pasi u shfaq një mbingarkesë për mua. Në 3 vite unë numëroja mbi 770 klipe të suksesshme.
Kështu u largova për të punuar në një profesion tjetër dhe në këtë formë lashë të gjjtha kontaktet. Mirëpo çfarë ndodhi...
Të gjithë këngëtarët, klientët e mi insistuan që unë të kthehesha në detyrë. Ata më sugjeruan që unë të ndërtoja studion time dhe kështu bëra e ja ku jam sot!
Gjatë realizimit të videoklipeve
CMG : Sa të gatshëm janë këngëtarët e diasporës për t’i prodhuar këngët këtu?
Dorina Toçi : Unë në fakt jam përpjekur që të gjej gjuhën e komunikimit me klientët e mi. Është tepër e rëndësishme që t’ua vlerësosh kohën, sepse koha e tyre nuk është vetëm realizimi i klipit. Ata paguajne një udhëtim të gjatë, një punë që mund ta kenë lënë në gjysmë për të ardhur dhe për të përfunduar këtu klipin.
Është e rëndësishme që të jesh e saktë me klientin dhe unë kështu kam qenë gjithnjë. Mendoj që tek unë ka qenë pasioni që kam pasur mbi të gjitha për veten dhe këtë gjë nuk e kam kursyer për të bërë gjëra të bukura, për të gjithë.
CMG : Si i shihni artistët e rinj?
Dorina Toçi : Artistët e rinj unë i kam suportuar shumë që sido të jetë, një projekt i vogël apo i madh të kenë mundësi që ta vënë në jetë.
Në fakt jam përpjekur që t’ua lehtësoj punën në gjithë format, duke u krijuar lehtësi edhe në pagesa me këste.
Shpenzimi është një nga pengesat e mëdha për këngëtarët e rinj dhe gjithashtu edhe fjalët e të tjerëve. Shpesh ata ndikohen nga mesazhe të tilla si "S'ke për t'ia dalë".
Unë do doja që t'ua dërgoja një mesazh të gjithë të rinjve, duke i motivuar që nëse kanë një ëndërr mos ta lënë në gjysmë.
CMG :Biznesi juaj sot ka lulëzuar, por në çfarë sfidash keni kaluar?
Dorina Toçi : Sfida ime më e madhe e hapjes së biznesit ishte ish agjencia ku kam punuar dikur. Patëm një lloj konkurrence boshe sepse në fakt ata mendonin se unë do t’ju merrja klientët dhe arritën deri aty sa i shtynin klientët të mos vinin tek unë, por unë nuk u ndala!
Vështirësitë janë absolutisht të mëdha, sepse ne kaluam edhe një periudhë Covidi. Ne kaluam gjithçka, sepse u mbyllëm dhe u bllokua gjjthçka. Patëm shumë pritshmëri, të cilat le të themi që ranë pak, por e morëm veten. Nisëm me klipe në distancë, të cilat u bënë online dhe gjjthçka mori një tjetër rrjedhë.
DORINA TOCI
CMG : A e shihni profesionin tuaj si një profesion të vështirë?
Dorina Toçi : Jo, nuk mendoj. Unë në fakt ndihem më me jetë kur punoj dhe kur bëj gjëra të bukura! Ndihem kështu sepse unë jam rritur gradualisht me këtë punë dhe absolutisht që nuk e marr me stres.
Puna jonë nuk është diçka monotone, sepse çdo ditë kemi një rutinë të re. Takojmë njerëz të ndryshëm, punojmë, argëtohemi. Ndonjëherë të krijohet idea sikur jemi një familje me klientët tanë. Ata ndajnë me ne eksperienca dhe çaste të gëzuara të jetës së tyre.
CMG : Udhëtoni shpesh për të xhiruar ? Si është kjo eksperiencë?
Dorina Toçi : Po, unë leviz shumë. Kemi shkuar gati në të gjjtha qytet e Shqipërisë dhe kjo është një gjë e mire, sepse të jep shumë përvojë.
Kemi lëvizur dhe lëvizim si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Klientët mbeten të kënaqur dhe e shijojnë edhe këtë pjesë.
CMG : Përveç kësaj pjese, çfarë ju përmbush se tepërmi?
Dorina Toçi : Unë e mbush veten shpesh me gjëra të cilat me bëjnë të ndihem mire, sepse kjo është diçka e mirë për shëndetin fizik dhe mendor. Kam lexuar një libër japonez që thotë : Ne duhet të meditojmë 30 minuta, duke menaxhuar frymëmarrjen dhe duke mos menduar asgjë.
Vlen shprehja : Mendja, turpi dhe shpirti janë një.
Intervistoi Megi Latifi