Prej një jave në Tiranë po mbahet Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut. Në këtë edicion të 15-të, tema në fokus të festivalit është mbi të drejtat e grave edhe fëmijëve.
Kineasti i njohur Kujtim Çashku, tha se ky festival nuk është vetëm një hartë kulturore evropiane, por në një hartë botërore.
Nga 3500 aplikime në këtë festival, janë përzgjedhur 41 filma.
“Pjesa më e madhe e filmave që do të shfaqjen janë premiera. Filmat trajtojnë një gamë shumë të gjerë, por nuk janë jashtë problemeve që ka sot shoqëria shqiptare, në fokus të drejtat e grave edhe fëmijëve”, -tha Çashku.
Publiku udhëtimin 11-ditor me filma dhe produksione të viteve të fundit, veç në Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, po i ndjek çdo mbrëmje edhe te lulishtja pranë kryeministrisë, si dhe Arkivi Qendror i Filmit. (Fatosi)