“South Outdoor Festival” është eventi i zhvilluar në muajin shtator në fshatit turistik të Borshit. Për disa ditë me rradhë aty u zhvilluan aktivitete të ndryshme për turistët si dhe për banorët e zones, të cilët janë argëtuar me aktivitete sportive, por edhe ato muzikore. Nata e këtij e edicioni të katërt kulmin e pati me një koncert madhështor ku ishte i ftuar artisti me famë ndërkombëtare Nana, lideri i së cilit përshëndeti në gjuhën shqipe: “Ça bone Albania”.
Mbi 6 mijë persona morën pjesë në koncert ku kënduan së bashku me artistin e famshëm këngët e njohura; “Lonely”, “Remember the time”, “Dreams”, “He’s comin’” e shumë hite të tjera, të cilat u interpretuar live nga reperi i famshëm, NANA. Në këtë evet kanë qenë të ftuar mjaft emra të njohur të muzikës shqiptare, si Eugent Bushpepa, Marsela Çibukaj, Grupi Jericho,West Side Family etj të cilët interpretuan gjithashtu këngë nga repertori i tyre muzikor në festën e mbajtur nga 3-6 shtator, që kishte për qëllim promovimin e turizmit. “South Outdoor Festival” është një projekt i cili mbështet nga qeveria gjermane dhe implementohet në Shqipëri nga GIZ Albania në partneritet me disa kompani shqiptare.
Këngëtarja Soni Malaj pas baladës të interpretuar në Festivalin “Kënga Magjike” me titull “Version im” vjen këtë herë në një bashkëpunim me reperin Bennito, duke sjell këngën “Pak si ...”. Vargjet e këngës janë shkruar nga Petrit Sefaj, ndërsa produksioni muzikor është realizuar nga BIGDEAL RECORDS. Komentet e fansave të saj janë tejet pozitive edhe pse ka nga ata, të cilët i duan shumë baladat e këngëtares. Soni Malaj i është përshtatur përherë mjaft bukur si baladave ashtu edhe këngëve ritmike, duke interpretuar në skenë me koreografi. Kënga “Pak si… “ ka shumë ritëm dhe Soni duket seksi me një turp perfekt të palestruar, ndërsa kërcimi i saj shkrihet mjaft bukur nën ritmet e këngës. Këngëtari i ri Bennito ka disa vite që është bërë i njohur në muzikë, ndërsa profesioni i tij është kërcimi. Bennito disa vite më parë ka konkuruar në një konkurs kërcimi në Hollandë ku ka zënë dhe vendin e tetë në botë mes 85 shteteve në fushën e kërcimit në zhanrin “Hip-hop”. Gjatë këtyre viteve ai ka sjellë për publikun disa këngë të reja, më e fundit është “Pak si…” bashkëpunimi me këngëtaren Soni Malaj.
Gjatë sezonit të kësaj vere artisti i njohur Vedat Ademi solli për publikun këngën e tij më të re “Do vij”, e cila u prit mjaft mirë nga fansat e tij, të cilët në interpretimet live e shoqëronin gjatë këndimit. Menjëherë pas saj Vedati erdhi me një tjetër material të ri muzikor, këtë herë në një duet me këngëtaren e re Redina Trieshi. Kënga mban titullin “Edhe një herë”, vargjet e së cilës i ka shkruara vetë këngëtarja, ndërsa muzika është realizuar nga Gent Myftaraj. Kujtojmë se Redina Trieshi po punon fort me materiale të reja muzikore dhe bashkëpunime njëkohësisht duke qenë sa më prezent për publikun shqiptar. Një muaj më pare ajo solli këngën e saj solo “Sillna”, por dhe këngën “Bella” një bashkëpunim me grupin Alar Band.
Përgatiti: Sava Lena