Foto nga VCG
Edicioni i 11-të i “Beijing International Film Festival” do të zhvillohet nga 21-29 shtator. Organizatorët bënë të ditur se do të jenë rreth 300 filma në program për projektim.
Pjesëmarrësit në ceremoninë e hapjes pranë liqenit Yanqi, në distriktin Huairou, do të përdorin hekurudhën periferike dhe do të përshkojnë disa nga peizazhet e bukura të Pekinit verilindor, citon “Xinhua”.
Për shkak të masave dhe kufizimeve anti-Covid, pjesëmarrësit mund të jenë me prani fizike, ose të bashkëveprojnë online.
Platforma “streaming online”, “iQiyi”, do të mundësojë shfaqjet kinematografike në “cloud”, për t’i dhënë mundësi publikut të shijojë filmat “online”.