Në qytetin e Pogradecit ka përfunduar edicioni i 11-të i Festivalit Ballkanik të Filmit.
Gjatë 5 netëve në kinemanë e hapur u sollën 40 prodhime ballkanike nga regjisorë të afirmuar, por edhe të rinj.
Çmimi për “Filmin më të mirë” shkoi për "Efekti i Lumturisë", i realizuar nga regjisori nga Maqedonia e Veriut Borjan Zafirovski.
Ndërsa Shqipëria mori çmimin “Shpirti më i mirë Ballkanik” për filmin “Liqeni im”, nga regjisori i ndjerë Gjergj Xhuvani. (Fatosi)