(Foto:Telegrafi.com)

(Foto:Telegrafi.com)

Në “Talent kids” flasim për një personazh të njohur sot, por ai rrugën e artit e nisi që në moshë të vogël. Klint Çollaku është këngëtar i ri por mjaft i talentuar. Ai është një nga zërat e rinj më të mirë, të cilin e kemi dëgjuar në spektaklin e talenteve të reja “Gjeniu i vogël” teksa këndonte “Makina e memories”, “Belle” apo dhe “Sytë e tu”.

Triumfi në një tjetër spektakël talentesh siç ishte “The Voice of Albania” i hapi Klintit rrugën drejt këngëve tashmë të shkruara për të, me të cilat ka marrë pjesë në kompeticione të ndryshme apo dhe këngë me videoklipe. Aktualisht ai studion për menaxhim biznesi.

Në vitin 2011, Klint Çollaku mori pjesë te spektakli “Gjeniu i Vogel 4”. Në maj të vitit 2015 konkuroi në Top Fest 12 me këngën "Ti Je" dhe dy vite më pas, në vitin 2017 mori pjesë në Talent show-n “The Voice of Albania 6” ku u shpall fitues. Tashmë Klint Çollaku me një trofe të rëndësishëm si ai i “The Voice” mori pjesë në Festivalin “Kënga Magjike 2017” me këngën "Më s'më gjen", ku u vlerësua me “Çmimi i Produksionit”, duke u renditur i gjashti në finale.

(Foto:Syri.net)

(Foto:Syri.net)

Më 4 maj 2018 Klinti publikoi videoklipin e këngës "Gënjej" dhe po atë vit në muajin dhjetor mori pjesë në Festivalin e 57-të të këngës në Rtsh me këngën "Me jetë", një baladë moderne, një betim dashurie, me muzikë nga Endrit Shani dhe vargje nga Pandi Laço. Më 13 shkurt 2019, Klint Çollaku publikoi videoklipin "Kush të do" ku filloi të kujdesej vetë për muzikën dhe tekstin e këngës me produksion audio realizuar nga Marko Polo. Më 22 korrik 2020 Klint Çollaku publikoi videoklipin "Larg", ku muzika dhe teksti i këngës u punuan nga vetë ai.

Në dhjetor 2020 ai mori pjesë në Festivalin e 59-të të këngës në Rtsh me këngën "Do t’ja dal". Në mars 2021, Xhesika Polo dhe Klint Çollaku morën pjesë në festivalin “Kënga Magjike 2021” me këngën "S'më vret". Më 29 Korrik të këtij viti ai publikoi videoklipin e këngës "Jam" teksti i së cilës u shkrua nga vetë Klinti ndërsa me Produksioni audio u realizuar nga Marko Polo.

Përgatiti Sava Lena