Produksioni kinematografik shqiptar me titullin “Love” apo “Dashuri”, një film me metrazh të gjatë me regji të Dionis Papadhimitrit dhe me financim të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe nga fondet e Bashkimit Evropian, pas suksesit në premierë, tashmë konkurron në mënyrë dinjitoze në festivale ndërkombëtare të kinemasë.
Së fundmi, ky produksion është përzgjedhur për të qenë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Richmond, SHBA. Filmi është nominuar për çmimin e filmit më të mirë në këtë festival dhe ku garojnë prodhime prestigjioze dhe me buxhete të mëdha, bën të ditur ATSH.
Fituesit pritet që të shpallen në datën 12 shtator në ambientet e teatrit Byrd në SHBA. Gjithashtu, ky film konkurron edhe në Festivalin e Filmit në Spanjë. (Elona)