Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka thënë së fundi: “Kur shkoj në shtëpinë e prindërve të mi, unë ende fle në dhomën time të vjetër, aty ku jam rritur”
Këngëtarja Bebe Rexha me origjinë shqiptare sot është një artiste mjaft e famshme e muzikës pop në mbarë botën. Ajo jeton në shtëpinë e saj në Los Angeles me të vëllanë, por u lind dhe është rritur në shtëpinë e prindërve të saj në New York, përkatësisht në Staten Island.
Pavarësisht të ardhurave që tashmë kapin miliona, asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket modestisë së saj. Rexha në një intervistë të fundit për US Weekly, ka treguar se kur shkon te shtëpia e prindërve të saj në New York, ajo ende fle në dhomën ku është rritur.
Në vazhdim ajo ka treguar se nga babai i saj, Flamur Rexha, ka marrë zanatin e mbjelljes dhe kultivimit të bimëve dhe kjo është arsyeja se pse edhe në shtëpinë e saj luksoze në Los Angeles, ajo ka një kopsht me perime. Bebe Rexha ndërkohë po shijon suksesin e albumit të saj të fundit, “Better Mistakes”, të cilin e publikoi në maj të këtij viti.