Rita Ora ka publikuar prapaskenat e vështira në pishinë, gjatë xhirimeve të videoklipit të saj “You For Me” Kënga me titullin “You For Me ” nga Rita Ora dhe DJ Sigala është pa dyshim një nga hitet e verës.

Kjo këngë u publikua në muajin korrik të këtij viti dhe ka kryesuar top -listat britanike në zhanrin “dance” të muzikës, ndërsa vazhdon të jetë mjaft e dëgjuar si këngë në të gjitha platformat. Përveç muzikës shumë i pëlqyer nga fansat ka qenë edhe videoklipi i këngës. Rita Ora në në videoklipin e këngës “You For Me” mund shihet duke interpretuar në një pishinë, shoqëruar nga disa notare profesioniste, të cilat realizojnë një koreografi nën ritmet e këngës së saj.

Së fundmi Rita Ora ka publikuar në YouTube një video nga prapaskenat e xhirimeve, duke treguar se si ka shkuar gjithçka gjatë filmimeve. Në video mund të shihet se si Rita së bashku me ekipin bëjnë një punë të palodhur duke qëndruar deri në perëndim, vetëm për të kapur skenat më të mira për klipin. Rita duket tejet tërheqëse me bikini, ndërsa pa hezitim vë në pah linjat trupore ku duket perfekt. Ajo gjithashtu arriti të realizojë mjaft mirë një skenë nën ujë me të gjitha notaret, ku shihet duke interpretuar këngën e saj për një kohë mjaft të gjatë brenda pishinës. Me këtë postim nga xhirimet, ajo ka arritur që të tërheqë edhe më shumë vëmendjen e publikut dhe fansave të saj.