foto nga VCG
Festivali i Filmit në Sarajevë (Sff), një nga ngjarjet më të rëndësishme në rajon, shpreson në rritjen e bashkëpunimit me industrinë kineze të filmit. Deklarata u bë nga një prej organizatorëve të eventit, Jovan Marjanovic, në prag të edicionit të 27-të të tij. “Festivali është bërë një ngjarje e madhe kulturore në Bosnjë e Hercegovinë dhe Evropën Juglindore”, -tha Marjanoviç në një intervistë për “Xinhua”. Ai shtoi se pandemia ka vështirësuar shumë realizimin e festivalit dhe pikërisht prej kësaj periudhe delikate asnjë film kinez nuk u prezantua këtë vit, duke vështirësuar përzgjedhjen e kandidatëve.
"Ne kemi një histori të gjatë të shfaqjeve të filmave kinezë, duke përfshirë disa nga autorët më të njohur, siç është Jia Zhangke, që ka qenë i ftuar në eventin “Tribute to”, në vitin 2009”, -deklaroi Marjanoviç, duke shtuar se festivali është shumë i interesuar për të avancuar më tej bashkëpunimin me industrinë kineze të filmit dhe autorët e saj.
"Për shkak të zgjerimit të tregut kinez drejt filmave artistikë, besoj se ka një interes në rritje nga të dy palët për të forcuar bashkëpunimin midis industrisë kineze të filmit dhe atyre të këtij rajoni", -përfundoi Marjanoviç. (Irma)