foto nga VCG
Filmi kinez “Cliff Walkers” u projektua në “Australian National University” (Anu), në Canberra. Bashkorganizuar nga “Anu Film Group” (Anufg) dhe Ambasada Kineze në Australi, filmi u ndoq nga qindra spektatorë, përcjell “Xinhua”.
“Anufg” është themeluar në vitin 1965 dhe nisi projektimin e rregullt të filmave në vitin 1966. E njohur si shoqëria më e madhe kinematografike australiane, me anëtarë që variojnë nga studentë te ambasadorë e zyrtarë publikë, ka prezantuar rreth 150 filma në vit. Grupi ka bashkëpunuar me shumë ambasada dhe kjo është hera e parë që është përfshirë ajo kineze.
Song Yanqun, këshilltarja për kulturën pranë Ambasadës Kineze, deklaroi se filmi u përzgjodh nga vetë shoqëria kinematografike, pasi e pëlqejnë shumë regjisorin Zhang Yimou. Sipas saj, shkëmbimet kulturore mund të luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e mirëkuptimit midis popujve. (Irma)