“Unë jetoj me muzikën dhe lumturohem kur e shoh se gjithë puna ime troket në zemrat tuaja” është shprehur këngëtarja Dafina Zeqiri falenderuese ndaj fansave. Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, solli këngën e radhës nga albumi i titulluar “Dafinë moj”.

Ajo këtë herë erdhi në bashkëpunim me reperin Lyrical Son, me këngën “Llafe llafe”. Ata po shijojnë suksesin e këtij projekti, ndërsa këngëtarja ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke falënderuar fansat për përkrahjen e madhe.

“Projekti i fundit në bashkëpunim me Lyrical Son, i cili do te jetë edhe pjesë e albumit “Dafinë moj” u jetësua nga dashuria juaj për të. Unë çdo kompliment dhe dashurinë tuaj që më dhuroni për ditë e çmoj shumë dhe ju falënderoj nga zemra”ka shkruar këngëtarja për fansat.

“Muzika dhe kreativiteti për të sjellë gjëra të bukura për ju janë brenda meje, por bëhen më të bukura kur mbështetja vjen nga ju! Dua që t’ju kem gjithmonë pranë, duke ju uruar shumë gëzime dhe hare në jetët tuaja”, ka shkruar Zeqiri. “Llafe Llafe” sapo është publikuar ka grumbulluar mijëra klikime në kanalin YouTube.