Këngëtarja Dua Lipa kur i kaloi 5 milionë klikime për këngën më të re me titull “Demeanor”, shkroi në rrjetet sociale; “Mbi 5 milionë klikime për Demeanor. Faleminderit”!
Dua Lipës dhe Pop Smoke iu dhanë mbi pesë milionë klikime për këngën e re që mban titullin “Demeanor”.
Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa më 29 korrik publikoi këngën e re “Demeanor”, të cilën e ka sjellë në bashkëpunim me rap-artistin e ndjerë, Pop Smoke. Projekti është pjesë e albumit të tij të ri të quajtur “Faith”, i cili njëherësh është prezantuar pas vdekjes së tij dhe është aktiv që nga 16 korriku. Kënga, e publikuar saktësisht më 29 korrik, u prit mjaft mirë nga publiku, duke i kaluar mbi pesë milionë klikime. E lumtur për këtë sukses, ylli nga Kosova ka ndarë disa imazhe nga prapaskenat e klipit dhe shtoi: “Mbi 5 milionë klikime për Demeanor. Faleminderit!”. Kujtojmë se reperi 20 vjeçar u qëllua dhe mbeti i vdekur në shkurt të vitit të kaluar, pasi gjashtë burra të maskuar hynë në shtëpinë e tij në Hollywood Hills.
Motivi për të shtënat ka mbetur ende i paqartë, nëse ishte një sulm i synuar apo i rastësishëm.