Këngëtari Butrint Imeri mbajti një premtim për Glorian, një fansen e tij të cilën ai e kishte surprizuar në programin “Dua të të bëj të lumtur”. Këngëtari pati dhënë një intervistë për Arbana Osmanin në Top Channel në pranverën e këtij viti. Një fanse e madhe e Butrintit me emrin Gloria vuante nga një tumor në tru. Në atë emision Butrinti u emocionua shumë për historinë e Glorias, e cila kishte treguar të gjitha peripecitë e saj në luftën kundër këtij tumori. Gjatë asaj interviste Butrinti i premtoi Glorias së në koncertin e tij të parë në Shqipëri ai do ta ftonte atë. Këtë premtim këngëtari e mbajti. Adhuruesja e muzikës së tij, Gloria ishte e ftuara e tij speciale dhe vajza dukej tejet e lumtur nga ftesa e këngëtarit. Përveç ftesës për në concert, Butrinti e ftoi Glorian në skenë dhe i dhuroi asaj një iPad të bukur, ku së bashku fiksuan foton e parë në atë aparat. Kujtojmë se Butrint Imeri ka patur shumë koncerte në Kosovë dhe Shqipëri. Hiti më i ri “Dale” në bashkëpunim me Ledri Vulën dhe Kidën, vazhdon të dëgjohet kudo nëpër plazhe, makina e ambjente të ndryshme.