Za Fest(Foto:RTSH)
Kalaja e Rozafës në Shkodër ka qënë ndalesa e fundit e Festivalit "Za Fest", në edicionin e tij të katërt në Shqipëri, shkruan “RTSH”.
Mes mureve që mbartin histori të jashtëzakonshme në shekuj, magjikja mori formë dhe vendi u elektrizua nga performanca e artistëve me famë botërore si Josif Gjipali, Gjon Muharremaj, Vlashent Sata dhe grupeve të huaja të muzikës xhaz dhe tekno.
Nata e fundit ishte një ndërthurje mes tradicionales, përmes rrëfimeve magjike, interpretimeve dhe legjendave të paharruara, që rikthyen magjinë e një qyteti të njohur si Shkodra për dashurinë e tij të pakufishme ndaj artit.
“Za Fest” ka si qëllim, jo vetëm rizgjimin e vlerave shqiptare, kultivimin e artit, zhvillimin e ekonomisë lokale e më gjerë, por edhe përcjelljen e mesazheve të forta. Ky festival prej katër vitesh rizgjon vlerat shqiptare, kultivon artin, i cili bashkon njerëzit në gjuhët e tij universale. (Fatosi)