Foto nga VCG
“Chinese Doctors”, prodhimi kinematografik i cili tregon për luftën e Kinës kundër Covid-19, renditet në vendin e pestë të klasifikimit të arkëtimeve të filmave më të ndjekur në Kinë për vitin 2021.
Sipas platformës së box office “Maoyan”, deri të mërkurën mbasdite, filmi ka arkëtuar rreth 1.198 miliardë juanë (rreth 184.51 milionë dollarë). “Chinese Doctors” është filmi i tretë kombëtar për arkëtimet në rang vendi, citon “Xinhua”.
Aktualisht, 8 ndër 10 filmat e vitit 2021 që kanë pasur më shumë arkëtime janë prodhime kineze.
Filmat komedi kineze “Hi, Mom” dhe “Detective Chinatown 3” kryesojnë klasifikimin vjetor, me arkëtime respektivisht prej 5.41 miliardë juanë dhe 4.52 miliardë juanë.
Të vetmit filma të huaj në top listën e 10 më fitimprurësve janë prodhimet kinematografike amerikane "F9: The Fast Saga" dhe "Godzilla vs Kong", respetivisht në vendin e tretë dhe të katërt të klasifikimit, me 1.39 miliardë dhe 1.23 miliardë juanë. (Irma)