Këngëtarja me origjinë shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së bashku me familjen dhe partnerin e saj, ka vizituar ditët e fundit Shqipërinë.
Ajo ka takuar personazhe të rëndësishme të jetës politike e publike, ndërsa të afërmit e saj kanë ndarë në rrjetet sociale mbresat e familjes nga vizita në Shqipëri.
Lipa dhe familja e saj janë shfaqur në shoqërinë e kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij Linda, kryebashkiakut Veliaj me bashkëshorten, por edhe në Rezidencën Mbretërore shqiptare.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore është pritur edhe nga ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Ndërsa ka publikuar një foto me këngëtaren, Yuri Kim shkroi se ajo është një super yll i mirëfilltë edhe më shumë jashtë skenës. (Fatosi)