Rita Ora me pamje verore
Rita Ora shfaq me krenari figurën e saj trupore në një paraqitje me bikini nga klipi i saj i fundit “You For Me”. Këngëtarja 30 vjeçare Rita Ora, ka treguar trupin e saj në këtë paraqitje me bikini ngjyrë krem në rrjetin social Instagram. Ajo ndau një nga momentet e saj me bikini, duke shfaqur me krenari barkun dhe linjat e bujshme të trupit, shkruan DailyMail.
Dua Lipa poston foto nga vizita në Meksikë
Dua Lipa duket mjaft tërheqëse me veshjen shumëngjyrëshe gjatë vizitës së saj në Meksikë. Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, kohët e fundit vizitoi Meksikën së bashku me shoqërinë e saj, ndërsa kanë shkuar dhe në atë që njihet si “Casa Organica”. Teksa vizitoi shtëpinë e famshme të Meksikës, 25-vjeçarja nuk ka hezituar që të ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale edhe disa fotografi. Kohët e fundit Dua publikoi në Instagram disa imazhe të reja, ku dukej mjaft atraktive e veshur me një fund të shkurtër dhe një xhaketë me ngjyra pastel. Ajo publikoi disa foto ku dukej mjaft bukur me flokët e saj të zeza dhe një palë syze të verdha. Dua Lipa vazhdon ende të shijojë sukseset e albumit të saj të fundit “Future Nostalgia”, i cili u publikua vitin e kaluar. Vetëm disa javë më parë, artistja solli edhe klipin e një prej këngëve më të suksesshme të albumit, “Love Again”.
“Future Nostalgia” do të mbetet ndër albumet më të dëgjuara të vitit edhe këtë vit në platformat: Spotify, YouTube, Apple Music e shumë të tjera.
Këngëtarja Eni Koçi flet për jetën në çift
Eni Koçi flet për diferencën e madhe në moshë me Gencin dhe raportet që ka me djalin e tij nga martesa e pare.
Çifti i njohur shqiptar Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë ndër ato çiftet që kanë diferencë në moshë. Genc Prelvukaj është 15 vite më i madh se Eni, por kjo nuk e ka penguar dyshen që të jenë bashkë, edhe pse mund të kenë pasur komente të ndryshme nga njerëzit mbi këtë çështje. Ka qenë këngëtarja nga Shqipëria ajo e cila së fundmi e pyetur nga një ndjekëse rreth diferencës së madhe në moshë dhe për paragjykimet, i është përgjigjur duke i thënë se këtë fakt “nuk e sheh si tabu ose të tepruar”. “Pika e parë, jeto për veten tënde dhe bëj atë që ta ndjen ty zemra se goja e njerëzve nuk mbyllet kurrë. Një jetë kemi dhe çdo njeri duhet ta jetojë ashtu siç ja do zemra. Në rastin tim, diferencën time me Gencin nuk e konsideroj tabu dhe as të tepruar. Por dhe nëse do ishte, është çështja jonë dhe jo e njerëzve. Personalisht, e gjykoj që pjekuria e mashkullit sjell edhe qetësinë dhe lumturinë e femrës”, ka qenë kjo përgjigja e këngëtares Eni Koçi. Ajo është pyetur më pas edhe për raportin që ka me djalin e Gencit nga martesa e parë, dhe ajo u shpreh se marrëdhënia mes tyre është e shkëlqyer. “Kam raporte fantastike. Pavarësisht të kaluarës, fëmija është bekim. Jeta është shumë e shkurtër, dhuroni vetëm dashuri. Nëse e doni partnerin tuaj, do e pranoni dhe do doni të gjithë familjen e tij pa përjashtim”, ka shkruar Eni. Kujtojmë se Eni dhe Genci prej vitesh janë zhvendosur së bashku për të jetuar në Kosovë.
Përgatiti Sava Lena