Mbi një vit pas ndërprerjes nga pandemia, rinisin gërmimet arkeologjike në monumentin antik të qendrës së qytetit të Durrësit, të njohur si Rotonda.
Punimet po kryesohen nga arkeologia Brikena Shkodra, e cila në zonën arkeologjike “A” të Durrësit ka bërë disa zbulime objektesh të rëndësishme të periudhës së antikitetit, raporton “Ora News”.
Rotonda e Durrësit është ndërtuar në epokën e perandorisë bizantine, por duke qenë qyteti më i rëndësishëm në Ilirinë e Jugut u ndërtua edhe si simbol i fuqisë së qytetit bregdetar.
Zonat antike në Durrës janë të shumta, ndërsa vitet e fundit shumë njohës të arkeologjisë kanë thënë se disa prej tyre janë dëmtuar për shkak të ndërtimeve. (Elona)