Foto:VCG
Me zhvillimin e shpejtë të letërsisë në internet, romanet kineze kanë krijuar një bazë të madhe jashtë shtetit, shkruan “Xinhua”.
Deri në vitin 2020, më shumë se 1.,000 vepra letrare në internet kishin hyrë në tregjet e huaja dhe kishin tërhequr mbi 100 milionë lexues të huaj, sipas Librit Blu të Kinës të Letërsisë Online të Kinës, të lëshuar nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kinës.
Romanet “Fantasy” dhe të arteve marciale dikur ishin forca lëvizëse pas entuziazmit për romanet online kineze midis lexuesve të huaj. Tregime të tilla bazoheshin në mitologjinë kineze dhe kulturën tradicionale dhe ato u pëlqyen nga lexuesit e huaj.
Foto:VCG
Literatura online e Kinës gjithashtu ka inkurajuar shumë lexues të huaj të fillojnë të shkruajnë. Statistikat tregojnë se “Webnovel” ka tërhequr rreth 110.000 shkrimtarë jashtë shtetit, të cilët kanë krijuar më shumë se 200.000 romane. Shumë seri televizive janë përshtatur nga romanet online kineze dhe janë bërë mjaft të popullarizuara jashtë shtetit, duke përfshirë seritë e hitit televiziv "Lule mijë kockë", "Nirvana në zjarr" dhe "Perandoreshat në Pallat". (Fatosi)