Foto:VCG
Filmi me temë epideminë, “Mjekët Kinezë”, vijon të kryesojë me arkëtimet, njoftoi Rrjeti Informativ i të Dhënave të Filmit në Kinë, citon “Xinhua”.
Filmi dramatik arkëtoi mbi 59.4 milionë juanë (rreth 9.2 milion dollarë) në ditën e gjashtë të projektimit, e barabartë me gati 70 për qind të totalit ditor.
Bazuar në ngjarje të vërteta, “Mjekët Kinezë” paraqet një panoramë të luftës së mundimshme kundër shpërthimit të Covid-19 në Wuhan të Kinës qendrore.
Foto:VCG
Me rreth 548 milionë juanë arkëtime gjithsej, ai pasohet nga “1921”, që fitoi rreth 7.5 milionë juanë të mërkurën, në ditën e 14-të të projektimit. Në vendin e tretë renditet filmi i animuar kinez “New Happy Dad and Son 4: Dad Perfect”, me 4.4 milionë juanë fitime ditore. (Irma)