Elena Kairyte nga Lituania me filmin “The Little Moon” fitoi Çmimin e Filmit më të Mirë, në Festivalin e Filmit me Metrazh të Shkurtër, që u zhvillua në Korçë.
Filmi më i mirë Kombëtar me Metrazh të Shkurtër u vlerësua ai Eneo Çarkës me titull "Where are you now”. Ndërsa Çmimi i Publikut shkoi për “The letter room” i Elvira Lind nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në Festivalin e Filmit me Metrazh të Shkurtër konkurruan 700 filma pretendentë, prej të cilëve u përzgjodhën 31 filma nga 20 vende të botës.
Filmat u shfaqën në mjediset e Muzeut Arkeologjik dhe në Teatrin e Korçës. (Fatosi)